Ç’ka të re?

Përmirësuar me Hedhjen në Qarkullim me Asistencë të Zgjeruar 102

Figurë ku lexohet “Firefox Extended Support Release 102”

Edhe një herë tjetër erdhi koha të përmirësohet Shfletuesi Tor me hedhjen më të re në qarkullim të Firefox-it ESR. I kemi shpenzuar pak muajt e kaluar që nga versioni 11.5 i Shfletuesit Tor duke shqyrtuar shënimet për hedhjen në qarkullim të ESR 102-shit, për të siguruar se çdo ndryshim është i përputhshëm me Shfletuesin Tor. Si pjesë e këtij procesi, çfarëdo që mund të përplaset me parimet strikte të privatësisë dhe sigurisë të Shfletuesit Tor është çaktivizuar me kujdes.

Mbulim për shumë gjuhë në desktop

Paraqitje e menusë së përdorur për përzgjedhjen e gjuhës së ndërfaqes te Shfletuesi Tor 12.0

Më parë, nëse donit të përdornit Shfletuesin Tor për dekstop në një gjuhë tjetër nga anglishtja, lypsej të gjenit dhe shkarkonit një nga versionet e gjuhës përkatëse, që nga faqja jonë e shkarkimeve. As ndërrimi i gjuhës, pas instalimit të Shfletuesit Tor, s’qe punë e lehtë dhe do të donte ose shtimin e një pakete gjuhe të re te instalimi juaj ekzistues, ose rishkarkim të Shfletuesit Tor nga e para.

Sot jemi të kënaqu t’ju njoftojmë se kjo është gjë e së kaluarës: Shfletuesi Tor për desktop tani është me tërë mend shumëgjuhësh, që do të thotë se krejt gjuhët që mbulon përfshihen te një paketë e vetme. Për përdorues të rinj, Shfletuesi Tor 12.0 do të përditësojë automatikisht veten, kur niset, që të përputhet me gjuhën e sistemit tuaj. Dhe nëse e keni përmirësuar që nga Shfletuesi Tor 11.5.8, shfletuesi do të provojë të mbajë gjuhën e zgjedhur prej jush më parë për ekranin.

Me cilëndo, tanimë mundeni të ndërroni gjuhën në ekran pa shkarkime shtesë, përmes menusë Gjuhë te rregullimet e Përgjithshme – por prapë do të rekomandonim t’i jepni Shfletuesit Tor një rinisje të shpejtë, para se ndryshimi të ketë plotësisht efekt.

Kuptohet, paketimi i shumë gjuhëve në një shkarkim të vetëm duhet të rrisë madhësinë e kartelës për shkarkimin e Shfletuesit Tor – jemo të ndërgjegjshëm për këtë; megjithatë kemi gjetur një rrugë për të bërë kursime të efektshme gjetkë, që do të thotë se dallimi në madhësi mes Shfletuesve Tor 11.5 dhe 12.0 është i vockël.

Mbulim i brendshëm për Apple Silicon

Apple Silicon logo

Kjo s’qe punë e vogël, por jemi të gëzuar të themi se Shfletuesi Tor 12.0 tanimë mbulon së brendshmi Apple Silicon. Ashtu si trajtimi nga Mozilla i Firefox-it, kemi zgjedhur Dyor Universal – që do të thotë, që të dy montimet, x86-64 (pra, të përputhshëm me Intel) dhe ARM64 (pra, të përputhshëm me Apple Silicon compatible) janë paketuar tok dhe zgjedhja e versionit të saktë bëhet automatikisht, kur niset instalimi.

Mënyrë Vetëm-HTTPS, për Android

Figurë ku lexohet “Mënyrë Vetëm-HTTPS” dhe një çelës i ndezur

Në korrik, dhamë një përditësim për Shfletuesin Tor për Android dhe dëshirat tona për të ardhmen e afërt të tij postimi për hedhjen në qarkullim të Shfletuesit Tor 11.5. Që nga fillimi i vitit zhvilluesit tanë janë marrë fort me përditësime të rregullta për Android-in, me përmirësimin e qëndrueshmërisë së aplikacionit dhe ndjekjen nga afër të ciklit të zhvillimit të Fenix-it (Firefox-i për Android).

Faza jonë pasuese në planet për Android është të fillohet kalim në Android veçorish të përzgjedhura, me përparësi të lartë, që janë hedhur së fundi në qarkullim për dekstop – duke filluar me aktivizimin, si parazgjedhje, të Mënyrës Vetëm-HTTPS. Ky ndryshim do të ndihmojë të ofrohet e njëjta shkallë mbrojtjeje kundër sulmesh SSL stripping nga rele dashakeqe daljesh të cilën e sollëm për desktop me Shfletuesin Tor 11.5.

Jepu përparësi sajteve .onion, për Android

Paraqitje e mundësisë për t’u dhënë përparësi sajteve onion, te skena e rregullimeve të Privatësisë dhe Sigurisë së Shfletuesit Tor për Android

Një tjetër përmirësim i vockël, por shumë i rëndësishëm te Shfletuesi Tor 12.0 për Android është mundësia “Jepu përparësi sajteve .onion”, kur kjo është e mundshme. Kur aktivizohet, do të drejtoheni automatikisht te sajti përkatës .onion për çfarëdo sajti që ka Vend-Onion të formësuar – duke ju ndihmuar të zbuloni sajte të rinj .onion.

Mund ta aktivizoni “Jepu përparësi sajteve .onion” nën ndarjen Privatësi dhe Siguri, brenda menusë së Shfletuesit Tor për Android. Ju lutemi, kini parasysh se ky përditësim nuk përmban te shtylla e adresave butonin ngjyrë vjollcë “ka .onion”, i cili është ende unik për Shfletuesin Tor për desktop.

Dhe më tepër…

12.0 është hedhja e parë në qarkullim e Shfletuesit Tor që mbulon shqipen (sq) dhe ukranishten (uk). U detyrohemi një falënderim të stërmadh krejt vullnetarëve që punuan fort për të përkthyer Shfletuesin Tor në secilën gjuhë <3

Nëse vini re një varg që ende ka nevojë të përkthehet, apo do të donit të jepni ndihmesë në përkthimin në gjuhë të tjera, ju lutemi, vizitoni portalin tonë të Bashkësisë, që të mësoni se si t’ia filloni.

Kemi qenë gjithashtu të zënë duke bërë përmirësime të ndryshme në prapaskenë te veçori të tilla si nisësi i Torit (i cili nis Tor-in brenda Shfletuesit Tor), kodi i të cilit kaloi një ripunim të rëndësishëm. Kështu që, nëse xhironi një formësim jostandard të Shfletuesit Tor (bie fjala, përdorim sistemi tor tok me Shfletuesin Tor, ose rregullime rrjeti shumë të veçanta) dhe hasni një mesazh të papritur gabimi, kur nisni Tor-in - ju lutemi, na e bëni të ditur duke hapur një çështje te depoja jonë në Gitlab.

Dhe e fundit, veçoria letterboxing e Shfletuesit Tor përfitoi një numër përmirësimesh të vockla te pjesa e përdorimit, përfshi (por pa u kufizuar me) ndreqje rrjedhjesh dhe anashkalimesh potenciale, heqjen e anës 1px për videot në madhësi sa krejt ekrani dhe çaktivizimin tërësisht të veçorisë në faqe të besuara, bie fjala, te skena “Lidhu me Tor-in”, mes të tjerash.

Dërgonani përshtypjet

Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur. Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.

Ju duhet ndihmë?

Shihni PBR nga bashkësia jonë

Vizitoni Asistencën

Lidhuni

Bisedoni me ne drejtpërdrejt!

Ejani te ne në IRC